Deputeti plagos djalin e tij dhe një tjetër

Maqedoni e Veriut – Mediat në Maqedoni në Veriut shkruajnë se sonte në incidentin ku mbetën të pëagosur dy persona, si pasojë e festimeve të dasmës me armë zjarri, autori ka qenë vetë deputeti i BDI-së XH.A.

Kështu së paku shkruan Gazeta Lajm.

“Burime të Gazetës Lajm thonë se sonte ka ndodhur rast incidental në të cilin një deputet i BDI-së nga Tetova ka plagosur djalin e tij dhe një person tjetër. Sipas burimeve tona, bëhet fjalë për plagosje të rastësishme që ka ndodhur në një dasëm.

Burimet tona nuk publikojnë identitetin e plotë të deputetit në fjalë, por thonë se inicialet e tij janë Xh.A.

Lajm në vijim do të ju informoje lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të plagosur. Informacioni ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia e Tetovës” shkruan Gazeta Lajm.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje