Ramadani: Serbia u kthye në Rusi të vogël

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se orientimi dhe armatosja e Serbisë me pajisje ruse, ka për synim rrezikimin e gjithë Ballkanit.

Ramadani, përmes një shkrimi të bërë në Facebook,  ka thënë se armatosja e Serbisë, paraqet hakmarrjen ruse e serbe ndaj NATO-s dhe demokracive të botës.

Tutje ai ka pohuar se, Serbia është kthyer në Rusinë e vogël dhe kjo sipas tij,  është shqetësim për gjithë rajonin.

Ai ka thënë se, duhet të jetë e qartë se paqja e përhershme në Ballkan arrihet kur secili shtet i rajonit anëtarësohet në NATO dhe asnjë shtet në Ballkan nuk shërben si Rusi e vogël, transmeton

“Prezenca dhe zgjerimi i NATO-s me Kroacinë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe tashmë edhe me Maqedoninë e Veriut ka ndihmuar paqen dhe sigurinë rajonale.
Unë besoj në politikën e zgjerimit të NATO-s, sipas Nenit të 10të të Paktit Veri-Atlantik. Kështu, Kosova mund të jetë shteti i 31-të i NATO-s”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Në fund, ai ka pohuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të kontribuojë fuqishëm në sigurinë rajonale

Be the first to comment

Lini një Përgjigje