Mashtrimi i fierakëve në Kroaci/ Reagimi i të akuzuarëve

Pas shkrimit të publikuar në ALB365 në lidhje ku disa persona nga Fieri që ndodhen në Kroaci akuzonin shqiptarin Giuljan Hamitaj si mashtrues e të lidhur me shtetas kroatë që i mashtroninin duke i dërguar në Kroaci për të punuar dhe i paisnin me dokumenta por që punë sistematike nuk kanë pasur rregullishtë pasi mashtrohehsin, shtetasi Giuljan Hamitaj ka reaguar disa orë pasi shkrimi është publikuar.

ALB365 para se të botonte shkrimin në bazë të numurit telefonik që djentë nga Fieri paraqitën në redaksi , u mundua të kontaktonte por personi në fjalë nuk u përgjigj telefonatave të bëra nga redaksia.

Disa orë më pas Giuljan Hamitaj ka kontaktuar me sms me redaksinë e pasi jemi prezantuar dhe ka marr vesh problemin në fjalë ka pohuar nëpërmjet sms duke pohuar se :- Është një mashtrim i qartë. Ndaj këtyre personave do ndjek proces të rregullt penal në Shqipëri për shpifje, shantazhim dhe fyerje të integritetit tim, ka pohuar Hamitaj për AËB365

Grupi i djemve nga Fieri që për momentin ndodhen në Kroaci pohuan për ALB365 se janë ata të cilët me të mbrritur në Shqipëri do kryejnë kallzim penal në organet e drejtësisë shqiptare ndaj Hamitaj për mashtrim , vjedhje nëpërmjet mashtrimit dhe për akuzat që do ngrenë ndaj grupit të tyre disponojnë dokumenta shkresore, regjistrime audio, video si dhe fotografi

Be the first to comment

Lini një Përgjigje