Ja lista me autoveturat më të mira të vitit 2019

Rikthehet në krye të listës, Porsche prin si veturë shumë e pëlqyer

Në fillim të vitit, JD Power e ka nxjerrë një listë, me veturat me cilësinë më të lartë që janë lansuar gjatë vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Sondazhet me individë të ndryshëm, në bazë të një vlerësimi prej 1,000 pikësh, fitues e kanë nxjerrë Genesis, si vetura më e besueshme dhe cilësore.

Këtë vit, është realizuar një sondazh tjetër me format të njëjtë, lidhur me veturat që iu pëlqejnë më së shumti pronarëve të tyre, vetëm për modelet e lansuara më 2019.

Bazuar në preferencat e pronarëve, Genesis është në pozitën e tretë, derisa në të dytën gjendet BMW. Për herë të parë pas 13 vitesh, listës së së veturave që iu janë përshtatur dhe i pëlqejnë më së shumti pronarëve, ndodhet Porsche.

Kreu i listës është e përbërë nga vetura luksoze, derisa më poshtë janë modelet që prodhohen për shitje në masë, mirëpo që plotësojnë kërkesat dhe janë mjaft të mira. /Telegrafi/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje