Arrestohen 17 “skifterë”, grabitën 57 banesa

Itali – Katër banda shqiptare të akuzuara për 57 grabitje janë goditur nga policia italiane duke arrestuar 17 persona.

Shqiptarët akuzohen se vetëm në muajt e fundit kanë grabitur 57 banesa; 23 në Milano, 17 në Varese, 8 në Como, 4 në Cremona, 3 në Leçe dhe nga 1 grabitje në Brianza dhe Brescia.

Ndërkohë që në një rast në Leçe shqiptarët u janë përgjigjur me zjarr efektivëve të policisë që i pikasën dhe u bënë thirrje që të dorëzoheshin. Pavarësisht se ishin në katër grupe të ndryshme shqiptarët bashkëpunonin me njëri tjetrin.

Sipas policisë, shqiptarët ishin gati për t’u kthyer në atdhe, ndërsa nga kontrolli iu sekuestruan dy pistoleta, dy makina, radio si dhe 2200 euro.  Mediat italiane kanë publikuar pamjet e grabitjeve.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje