Një muaj pas zgjedhjeve nuk ka një rezultat zyrtar

HERMES, agjensi udhëtimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet nesër për të shpallur rezultatin përfundimtar të votimeve të 30 qershorit.

Në një njoftim për mediat, KQZ bënë me dije se “bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Zv/Kryetari z. Denar Biba, Anetaret z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kane thirrur mbledhjen më datë 27.07.2019, Ora 10:00, me rend dite:
1. Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.
Rezultati i votimeve në Shqipëri më 30 qershor ka shënuar një tjetër rekord kombëtar. Kjo është hera e parë që gati një muaj pas zgjedhjeve nuk ka të dhëna zyrtare të sakta për numrin e votuesve në çdo njësi votimi dhe as për pjesëmarrjen në nivel kombëtar.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje