Matthijs de Ligt: “Jam i befasuar. CR7 nuk ishte faktor””

Matthijs de Ligt është lojtari më i ri që i është bashkuar këtë verë Juventusit. Një i sapoardhur, i klasit të lartë gjithsesi.

Në Continassa nga holandezi presin gjëra të mëdha, por vetë lojtari zgjedh të mbajë një profil të ulët në deklaratat e tij të para pas miqësoreve në ICC. “Jam i befasuar nga niveli i të gjithëve – shpjegoi ish-lojtari i Ajax për Luca Bianchin të La Gazzetta dello Sport -. Do të jetë e vështirë të jem titullar me lojtarë të tillë. Do të luajnë vetëm dy nga pesë”. “Ka shumë lojtarë me përvojë, mësoj çdo ditë”, shtoi ai.

Bonucci, Chiellini, Rugani dhe Demiral do të jenë “rivalët” e parë për De Ligt. Dhe holandezi, të cilin Juventus e ka peshuar me flori, e di këtë shumë mirë. Qendrorë të standardit ndërkombëtar, të aftë për të ushtruar presion ndaj kujtdo. Por jo ndaj De Ligt, i cili duket i qetë dhe i etur për të demonstruar cilësitë e tij sa herë që zbret në fushë për të fituar zemrat e tifozëve bardhezinj: “Unë e di se ka pritshmëri të mëdha ndaj meje – deklaroi holandezi -. Tani për tani jetoj momentin”. I qetë dhe me fjalë të pakta. Sa i përket ardhjes së tij në Juventus dhe peshës së Ronaldos në zgjedhje, De Ligt përgënjeshtron thashethemet, duke zbuluar se CR7 nuk ishte faktori kryesor për mbërritjen e tij në Torino.

Për kalimin te Juventus vijnë zëra të rinj nga Spanja. Sipas Mundo Deportivo, në fakt, negociatat midis Barcelonës dhe ish-qendrës së Ajax janë prishur vetëm për kërkesat ekonomike të lojtarit. Në hollësi, sipas gazetës iberike, De Ligt ka kërkuar një pagë më të lartë se ajo e Piqué dhe Jordi Alba, dy blaugranat veteranë. Një fyerje që katalanasit nuk e kanë pritur mirë, duke hequr dorë dhe duke i lënë rrugë të lirë Juves.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje