OSBE kundër Ramës: Prisni vendimin e gjykatës për Teatrin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i dërgoi sot një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, ku i kërkonin këtij të fundit që në takimet që po zhvillon në Tiranë të ketë vend edhe për një takim me ta.

Artistët i shprehnin në letër shqetësimet për zhvillimet më të fundit me Teatrin Kombëtar si edhe për t’i shpjeguar nga afër se ku qëndron thelbi i problemit në lidhje me teatrin.

Përgjigja e Greminger nuk ka vonuar. Zyrtari i lartë i OSBE thotë se pas ankesës që ka bërë Presidenti në Gjykatën Kushtetuese, palët duhet të presin vendimin. Përgjigja ngjan si një sinjal për qeverinë, e cila thotë se do të prishë shumë shpejt godinën.

Përgjigja e Thomas Greminger:

Të nderuar Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit,

Kam marrë me kënaqësi ftesën tuaj, pasi ajo tregon konsideratë për Organizatën që unë përfaqësoj. Megjithatë, për fat të keq, për shkak të një vizite të shkurtër dhe një axhende të ngushtë, nuk isha në gjendje t’i përgjigjesha pozitivisht.

Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, përkatësisht Presidentin e Republikës, duke paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ligjin e posaçëm për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar, të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Lartë para se të vazhdojnë më tutje kjo çështje.

Përshëndetje më të përzemërta,

Thomas Greminger

Be the first to comment

Lini një Përgjigje