Juventusi me super skuadër – qëllimi fitimi i Ligës së Kampionëve

Fitimi i trofeut të Ligës së Kampionëve është kthyer në opsesion për Juventusin, që po e bën edhe një afat kalimtar të fuqishëm duke e forcuar skuadrën.    

Zonja e vjetër ka investuar 261.5 milionë euro në afatin e kaluar duke afruar emra si Cristiano Ronaldo, Joao Cancelo, Douglas Costa dhe Leonardo Bonucci, por dështoi të fitojë në Evropë.

Ata e fituan titullin në Serie A, që ishte i teti me radhë.

Juventus. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Pas kësaj Juve ndërroi drejtim, duke u ndarë me Massimiliano Allegri dhe duke e emëruar në vend të tij Maurizio Sarrin.

Ai do të provojë që ta bie trofeun që mungon që nga viti 1996 – Ligën e Kampionëve në Torino, shkruan Marca.

Juventusi i sezonit 1996/97

Juventusi po e ndërton skuadrën rreth portugezit dhe deri më tani në këtë verë kanë harxhuar 114 milionë euro.

Matthijs de Ligt erdhi nga Ajaxi për 75 milionë euro dhe 10.5 milionë euro të tjera në bonuse.

Matthijs de Ligt (Foto: Juventus FC/Twitter)

Po ashtu janë bashkuar si lojtarë të lirë mesfushor me emër si Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey.

Cristian Romero u bashkua nga Genoa, ndërsa Luca Pellegrini la Romën për të kaluar te Juve dhe Merih Demiral erdhi nga Sassuolo.

Në pesë vitet e fundit, Juventus ka harxhuar 913.5 milionë euro në transferime, por në anën tjetër duke shitur 619 milionë euro.

Sezoni 2019/20 në Serie A fillon pas një muaji, por qëllimi i madh i Juventusit është trofeu më i madh evropian

Be the first to comment

Lini një Përgjigje