Ava Max, shqiptarja nominohet për Video Music Awards

MTV Video Music Awards 2019 ka shpallur nominimet për kategoritë përkatëse për edicionin e sivjetmë.

Dy shqiptaret e famshme Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë nominuar në të njëjtën kategori, atë për “Këngën më të mirë ritmike”.

Dua Lipa është nominuar në këtë kategori për këngën “Electricity” në bashkëpunim me Silk City, ndërsa Bebe Rexha për këngën “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers si dhe “Say my name” në bashkëpunim me David Guettan dhe Jay Balvin.

Këtë vit kemi për herë të parë edhe një shqiptare tjetër të famshme, që ka arritur të nominohet për një nga çmimet e ngjarjes së madhe.

Ajo është Ava Max, e cila këtë vit ka pasur sukses të jashtëzakonshëm me dy projektet e saj muzikore “Sweet but Psycho” dhe “So am I”.

Ava (emri i vërtetë i së cilës është Avanda Koci), ka arritur të nominohet për çmimin “Artistja më e mirë e re”.

E lumtur për këtë sukses, shqiptarja me prejardhje nga Saranda reagoi në InstaStory, përmes një shkrimi duke treguar se ndjehet e nderuar që u nominua përkrah këtyre artistëve.

“Wow, faleminderit VMAs, të jesh e nominuar me gjithë këta artistë të bukur dhe të talentuar është gjithsesi një fitore”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

Foto: Ava Max/InstaStory

Avanda përndryshe është lindur nga prindër shqiptarë, të cilët u larguan nga Shqipëria kur ajo ishte shumë e vogël, drejt kërkimi të një jete më të mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtë vit, ajo ka qenë ndër artistet e reja absolut më të suksesshme të tregut ndërkombëtar. /Telegrafi/

GAva Max (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Be the first to comment

Lini një Përgjigje