Cadillac me sistem për gjetjen e parkingjeve

Teknologjia e quajtur ParkWhiz mund të lehtësojë gjetjen e parkingjeve të lira, duke shmangur xhirot e panevojshme deri në gjetjen e një hapësire të lirë

Më e mira e opsioneve të reja, është se gjenden edhe në veturat e zakonshme që mund të blihen nga masa e gjerë, transmeton Telegrafi. Dikur ekrani i ndjeshëm në prekje, ndodhej vetëm brenda veturave luksoze, ndërsa tani është gati secilën veturë.

Sistemi ParkWhiz që lehtëson gjetjen e parkingjeve, për të cilin po punon Cadillac, pritet të jetë në të gjitha veturat që i lanson kjo kompani në të ardhmen. Me integrimin e sistemit të ri, vetura lidhet me të gjitha parkingjet në dispozicion dhe e gjen në hartë hapësirën më të afërt, nëpër qytetet ku ka sistem digjital për parkime.

“Të parkuarit është një prej proceseve më të vështira, me të cilën përballet një shofer. Në fakt, për parkime, shpenzohet po aq sa edhe për benzinë, andaj po përpiqemi që procesin deri në parkim, ta lehtësojmë sa më shumë” ka thënë Dan Roarty, shef i kompanisë që po zhvillon ParkWhiz.

Në të njëjtën kohë, është thënë se sistemi është testuar me sukses, derisa ende nuk dihet se në cilin model të ri, do të vendosë Cadillac këtë sitem të ri që është shumë i mirë. /Telegrafi/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje