Basha nga Kukësi: Javën e parë të qeverisjes heqim traun në “Rrugën e Kombit”

Kryedemokrati Lulzim Basha i cili ndodhet në një tur në veri të vendit ka premtuar se do të heqë traun në Rrugën e Kombit sapo e djathta të vijë në pushtet.

”Kukësi i ka prirë betejës për liri e demokraci me revoltën kundër taskës së Rrugës së Kombit. Dua të shpreh vendosmërinë tonë që javën tonë të parë në qeveri do të heqim traun e rrugës së Kombit. I kam kërkuar strukturave të PD të bëhen gati që bashkë me qytetarët ta kthejmë shumicën Rama ik më 30 qershor, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik e politik për cdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit e kurbetit që po e tret Kukësin.

Punësimi i shqiptarëvë, mirëqenia e shqiptarëvë, punësimi i kuksianëve, mirëqënia e tyre janë objektiv dhe prioriteti më madhi i PD dhe i imi personalisht” u shpreh Basha.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje