Mësuesia me titullin “Mësues Mjeshtër”lihet pa punë/ “Ministre kukull, po shkatërron arsimin”

Vijon të bëhen denoncime të forta në adresë të portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Një të tillë publikon edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Bëhet fjalë për një mësuese, e cila edhe pse me një eksperiencë të gjatë në arsim, është prej 6 vitesh e papunë, për arsye politike, siç pretendon ajo.

“Ky është portali kurth i Edvin Kristaq Hajdutit dhe ndrikull Shpërfytyrimit”, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e mësuesit digjital.

Mirembrema z.Berisha! Quhem R. I .nga Dibra. Aktualisht jetoj ne Tirane. Me profesion jam arsimtare, por ka 6 vite qe jam jashte sistemit arsimor per arsye politike. Kam 27 vite ne arsim, nga keto 7 vite Drejtoreshe shkolle. Kam mbaruar per gjuhe-letersi dhe kam shkallen e pare te kualifikimit, qe do te thote kam titullin “Mesues Mjeshter”.

Jam zv. nga nje vajze qe sapo kishte mbaruar bachelorin dhe nuk kishte punuar asnje dite ne arsim, qe do te thote nuk plotesonte kriteret per te qene mesuese dhe jo me drejtuese. Ish Deputeti i Dibres qe doli dhe ne pergjimet e “Bild” eshte shkaktari kryesor qe une sot jam pa pune. Kam disa emerime dhe shkarkime nga puna, gjithmone ishin ne kerkim te rastit qe une te terhiqem, por une nuk e bera nje gje te tille, pasi dhe bashkeshortin e kishin hequr nga puna per te njejtat arsye. Bashkeshorti punoi per rreth 15 vite ne polici, dhe e shkarkuan nga puna. Per 4 vite rresht une jam endur dyerve te gjykatave.

Me 17 korrik 2019 mora pjese ne portalin “Mesues per Shqiperine”. Sikur ta dija…. O zot sa e ofenduar dhe e poshteruar jam ndjere!!! Cdo gje ishte e paracaktuar. Kishte prej atyre qe per 15′ mbaruan, gje e cila ishte komplet e pamundur, pasi koha nuk mjaftonte, sepse ishin 50 pyetje. Dihet qe pergjigjjet i kishin gati… Testi zhvillohej ne kompjuter online. Ajo cka une nuk e perceptoj dot ishte djallezia se si funksiononte i gjithe sistemi.

Ne qe nuk ishim ne listen e partise u nderhy ne ndryshimin e pergjigjeve te sakta, kurse per ato qe ishin te partise u rregulluan alternativat duke i nxjerre me perqindje me te larte te pergjigjeve te sakta. Cdo gje ndodhi ne menyre kaq te kamufluar sa kur morem fleten e pergjigjjeve u shokuam. Edhe pse une konfirmova pergjigjje te sakte, te fleta e pergjigjjeve ishte alternative tjeter gabim.

Ja ky eshte portali i famshem qe trumpeton ministrja e arsimit. Kjo ministre kukull po e shkaterron arsimin. Kurre me pare arsimi nuk ka qene ne kete gjendje. Me respekt!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje