Mediat holandeze japin të reja për vrasjen e Festim Latos

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Mediat holandeze kanë pasyruar vrasjen e shqiptarit Festim Lato, i vetëshpallur si President i Çamërisë. Sipas këtyre burimeve ai u gjet i vrarë mbrëmjen e së shtunës në lagjen Nieuwe Ubbergseweg në qytezën Nijmegen. Mediat lokale shkruajnë se shkak mund të jenë bërë borxhet. “Omroep Gelderland”shkruan se ai kishte një armatë me kreditorë nga pas. 

Vrasja u konfirmua edhe nga policia. Ai ishte raportuar i humbur nga familja e tij, javën e kaluar. Trupi i tij u gjet të shtunën dhe policia tha se ka nisur hetimet.

Vitet e fundit, Lato kishte qëndruar në një shtëpi në Afferden. Jashtë shtëpisë së tij duket flamuri i Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë. Lato e kishte shpallur veten president të këtij rajoni.

Sipas njerëzve në lagjen e tij, Lato kishte borxhe në kompani dhe individë privatë që arrinin në miliona euro.

“Ai solli shumë para në të holla nga Shqipëria”, – thotë diplomati Jeroen Zandberg. Ai e thotë se e këshilloi Laton të bënte një betejë politike nga OKB-ja në Hagë për çështjen e Çamërisë. Zandberg shton se është i tronditur nga vdekja e shqiptarit.

“Ishte një njeri simpatik dhe i qetë në bisedë,” – thotë ai duke shtuar: “Ai ka bërë biznes me sipërmarrësit të cilët nuk paguajnë TVSH. Si rezultat, ai bëri një numër marrëveshjesh të fshehta. Kompani të mëdha, thuhet se i huazuan atij shuma të konsiderueshme parash, por nuk e panë përsëri”.

Lato thuhet se u deklarua zyrtarisht i falimentuar nga gjykata e Zutphen në prill. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje