Duket shtëpi e vogêl por shikojeni në brendësi

Shtëpi e vogël konsiderohet objekti prej 30 katrorësh i pajisur tërësisht, ndërtimi i së cilës nuk kushton shumë

Tipi i këtillë i shtëpizave është ideal për ata të cilët shpesh qëndrojnë në natyrë dhe dëshirojnë që shtëpiza e tyre të jetë komplet e pajisur, transmeton Telegrafi.

Këto shtëpi ndërtohen në mënyrë të qëndrueshme dhe janë të parapara të jenë të banuara gjatë gjithë vitit.

Këtë shtëpi të këndshme në rrota e ka ndërtuar firma “Olive Nest Tiny Homes”.

E quajtur “Elsa”, shtëpiza në të vërtetë është e vendosur në dy rimorkio dhe përmban hapësirën kryesore jetësore, kopshtin e vogël dhe tarracën.

Tridhjetë katrorë mbase duken pak, mirëpo nëse hapësira është e organizuar mirë, aty do të gjenden të gjitha gjërat që ju janë të nevojshme.

Në nivelin e poshtëm gjendet kuzhina me të gjitha aparatet dhe hapësirën për depozitim, tavolina e ngrënies e cila shërben edhe si pult shtesë për përgatitje të ushqimit, dhoma e ndenjës me rreze drite me krevat shtesë për mysafirë dhe banja.

Lartësia e shtëpizës është e shfrytëzuar që të krijohet meskat në të cilin është e vendosur dhoma e gjumit, ndërsa hapësira nën shkallë shërben për vendosjen e gjërave.

Kopshti lëvizës

Tetë katrorë shtesë në verandë me xhama mund të përdoren për kultivimin e pemëve dhe perimeve, erëzave, apo edhe luleve.

Tarraca është e vendosur midis verandës dhe shtëpisë, mirëpo është mjaft e madhe që në të të vendoset kolovajza, duke e bërë vend të përsosur për relaksim dhe kënaqje në natyrë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje