Thirrje/ FBI të hetojë aplikacionin FaceApp

Senatori amerikan Chuck Schumer kërkoi që të hapet një hetim ndaj aplikacionit FaceApp, i cili i bën përdoruesit të duken më të rinj ose më të vjetër.

Në një dokument të publikuar në Twitter, Schumer e konsideron shumë shqetësues faktin se, “të dhënat personale të qytetarëve amerikane po përfundojnë në duart e një fuqie të huaj armike”.

Shqetësime rreth privatësisë janë ngritur rreth kompanisë ruse Wireless Lab, e cila ka zhvilluar aplikacionin e që u bë viral.

Chuck Schumer@SenSchumer

BIG: Share if you used #FaceApp:

The @FBI & @FTC must look into the national security & privacy risks now

Because millions of Americans have used it

It’s owned by a Russia-based company

And users are required to provide full, irrevocable access to their personal photos & data

Page 1 of Senator Schumer's letter to the FBI and FTC.
Page 2 of Senator Schumer's letter to the FBI and FTC.

Në anë tjetër, FaceApp ka mohuar akuzat duke thënë se nuk i ruan fotografitë dhe nuk i grumbullon të dhëna e përdoruesit, por duke ngarkuar vetëm fotot specifike të përzgjedhur nga përdoruesit.

Kompania vijoi duke thënë se të dhënat e përdoruesit fshihen 48 orë nga ngarkimi.

“Edhe pse ekipi i zhvillimit të aplikacioni është në Rusi, të dhënat e përdoruesve nuk transferohen në këtë vend. Ne mund të ruajmë një foto të ngarkuar. Arsyeja kryesore për këtë është performanca dhe trafiku: duam të sigurohemi që përdoruesi të mos ngarkojë foton në mënyrë të përsëritur për çdo veprim të editimit. Shumica e imazheve fshihen nga serverët tanë brenda 48 orëve nga data e ngarkimit”, tha FaceApp për TechCrunch.

Schumer ka kërkuar FBI-së dhe Komisionit Federal Tregtar të hetojnë FaceApp. Thirrjet e tij vinë pak pasi Komitetit Demokratik Kombëtar paralajmëroi kandidatët e zgjedhjeve presidenciale të 2020-së të mos përdorin aplikacionin. /Telegrafi/

Be the first to comment

Lini një Përgjigje