Ja personi i tretë në foton e Ramës, Ministri i Thesarit dhe dhëndri i Erdogan

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të enjten një vizitë të papritur në Turqi, ku takoi presidentin Rexhep Taip Erdogan. Në foton e publikuar nga Rama shihet se në tavolinë ishte edhe një person tjetër, i cili rezulton te jetë ministri turk i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak.

Berat Albayrak është dhe dhëndri i presidentit turk, Erdogan. Ai është martuar me vajzën e tij Esra Erdogan. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu Agency, Erdogan dhe Rama kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për çështje rajonale.

Vizita e tij u kritikua nga analisti i njohur amerikan, Alon Ben Meir, që u shpreh se Edi Rama është i vetmi kryeministër europian që ‘ulet në prehrin’ e liderit turk.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje