30 vjeçari sopatë kokës babait, arrestohet nga policia nê largim

Lushnje – Nje 30 vjecar eshte arrestuar nga policia gjate momentit qe po largohej nga vendi i krimit pasi vetem pak minuta me pare kishte qelluar me sopat ne koke babin e vet

Godet babain me sëpatë, kapet në flagrancë nga patrulla e policisë në tentativë për tu larguar.

Sot rreth orës 08:00 në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, shtetasi D.V, 30 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë babain e tij, shtetasin K.V, 67 vjeç.

Pasi ka goditur babain, shtetasi D.V është larguar nga vendngjarja por është kapur në flagrancë nga patrulla e policisë e cila ishte në ndjekje të tij.

Shtetasi K.V ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje