Rrezikohet tjetër shpërthim, policia “blindon” pallatin në ish-Bllok

Vijon paniku në zonën e Bllokut, në Tiranë, përkatësisht në rrugën “Vaso Pasha”, aty ku një shpërthim i fuqishëm gazi lëndoi katër persona.Sipas  “BalkanWeb” se ka rrezik për një tjetër shpërthim në pallatin në Bllok, për shkak se ka ende vatra zjarri.

bllokshperthim (3)

Për këtë arsye, policia ka “blinduar” pallatin dhe nuk lejon asnjë banor të futet brenda. Madje, i është ndaluar hyrja në pallat edhe çdo personi civil, për shkak se zona nuk paraqet siguri.

Flakët kanë nisur në një argjendari, në të cilën po kryheshin punime me djegie gazi. Ndërkohë që pritet të mbërrijnë ekspertët për të zbuluar shkaqet zyrtare të shpërthimit të gazit.

bllokshperthim (1)

Be the first to comment

Lini një Përgjigje