Plazhet, deri tani 9 viktima

Një tjetër i moshuar humbi jetën në plazh këtë sezon turistik.

Viktima është një 76-vjeçar, ndërsa ngarja u shënua në plazhin e Tales. I moshuari ka gjetur vdekjen sapo është futur në ujë dhe dyshimet e para janë se vdekja e tij ka ardhur nga arresti kardiak.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të përsonelit mjekësor që është vendosur në këtë zonë turistike, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë. Trupi i pajetë i 76-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës ku do ti nënshtrohet mjekësisë ligjore, e cila do të përcaktoje edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.

Ai është viktima e dytë brenda një muaji në plazhet e Lezhës, pasi 2 javë më parë një 18-vjeçar nga Kruja u mbyt në det në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Të hënën, një turist boshnjak, 70-vjeçar humbi jetën për pasojë të një infarkti në plazhin e Durrësit. Ai ishte pushuesi i katërt që humbi jetën në plazhin e Durrësit këtë sezon për shkak të sëmundjeve kronike të zemrës. Katër pushues ndërkohë kanë humbur jetën në plazhet e Vlorës për të njëjtat arsye.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje