Patozi – Ramës: Miqēsisht, jep dorëheqjen

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, qoftë edhe për faktin se nuk arriti të bindtë opozitën të bëhej pjesë e ’30 qershorit’. Patozi e ilustron ketë me shembuj të kryeministrave europianë, që largohen edhe kur një qytetar humbet jetën në aksident.

“Mund ta jap dorëheqjen nëse është i përgjegjshëm, qoftë edhe për faktin se pala tjetër mungoi në zgjedhje. Në Europë, ka kryeministra, që dorëhiqen edhe për shkak të nëj aksidenti, ku ata nuk kanë asnjë përgjegjësi. Pala tjetër (opozita) është akoma më keq, sepse ata nuk iu lanë mbështetësve të tyre, asnjë derë ku mund të trokasin”.

Zgjedhjet e parakohshme i shikon si një nevojë emergjente, pasi vendi është në krizë përfaqësimi.“Ka nevoje emergjente per zgjedhje parlamentare, nuk di te them date.  Vendi eshte ne krize perfaqësimi. Kjo nuk ka te beje me rezultatin e Bindjes Demokratike. Ështe nje krize që shtrihet ne cdo qelize te qeverise, sigurisht nevojen me te madhe e ka pala qe mungon. Nga ana tjetër, opozita duhet të tregojë se çfarë ofron sepse Edi Rama mund të ikë, por edhe mund të mos ikë”, deklaron Patozi.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje