Meta: Protesta e shqiptarëve para Shtëpisë së Bardhë më shumfishoi forcat

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur sot mirënjohjen e tij per te gjithë ata shqiptarë qe dje te mbledhur bashke protestuan në Uashington DC para Shtëpisë së Bardhë, duke i kerkuar presidentit Trump te mos lejoje Soros te destabilizoje nje vend te NATO-s, si eshte Shqiperia.

Me nje shenim ne faqen e tij ne FB, Meta shkruan se “Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaro-amerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike!”

Postimi i Metës

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve të mbledhur dje në Uashington DC para Shtëpisë së Bardhë, të cilët lanë punët e tyre dhe i bashkoi shqetësimi për të ardhmen e Shqipërisë🇦🇱, duke konfirmuar aleancën e pathyeshme të kombit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës🇺🇸.

Përkrahja e tyre më shumëfishoi forcat, ndaj si President i Republikës kam besim tek komuniteti i ndershëm shqiptaro-amerikan, për të mbrojtur dhe forcuar së bashku këtë aleancë strategjike!

1

Shqiptarët qëndrojnë të fortë dhe të vendosur, jo për të marrë një vizë amerikane, por për të mbrojtur idealet amerikane të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, që janë jo vetëm idealet e SHBA, por edhe të qytetërimit botëror ku ne bëjmë pjesë.

Shqipëria nuk do të kthehet kurrë më në “one-party state”!

Ne jemi anëtarë të NATO-s dhe në zemër të kësaj Aleance është DEMOKRACIA!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!
God bless America!
God bless Albanian-American friendship!🇦🇱🤝🇺🇸

Protesta

Dje shqiptaret e Amerikes protestuan para Shtepise se Bardhe kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama dhe asaj që ata e quajnë ndërhyrje e miliarderit George Soros në punët e Shqipërisë.

Ata iu drejtuan Presidentit amerikan Donald Trump me lutjen që të tregojë vemendje për atë që po ndodh në Shqipëri.Grupet e shqiptaro-amerikanëve të mbledhur të dielën përpara Shtëpisë së Bardhë për të protestuar, i thanë Zërit të Amerikës se ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale për tubimin.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje