Baton Haxhiu: Shqiptarët duhet të thonë rroftë Edi Rama

Këshilltari i Edi Ramës, Baton Haxhiu, në emisionin “Zonë e Lirë” deklaroi se shqiptarët duhet të thonë “rroftë Edi Rama”, për reformat që ai ka bërë, sipas tij, në Shqipëri. Haxhiu mendon se Rama do të fitojë dhe një mandatë tjetër, ndërsa paralajmëron gjithë zyrtarët e PS se do të bëjë një spastrim në radhët e saj.

Arian Çani: Edi Rama tashmë i ka kapur të gjitha, Parlamentin e ka në dorë, 61 bashkitë i ka në dorë, drejtësinë po ashtu. Pritet të bëhet SPAK-u, por nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim të madh. Çfarë duhet të themi Baton?

Baton Haxhiu: Po të kthehemi në kohë duhet të them rroftë Mbreti, por meqë jemi në një kohë ku demokracia është ajo që e bën shoqërinë funksionale do të themi rroftë Edi Rama. Edi Rama është produkt i gabimeve të njëpasnjëshme të opozitës.

Arian Çani: A duhet që secili prej nesh të mendojë se si të hyjë në oborrin e mbretit sepse ata që mund të bëjnë rezistencë mund ta kenë keq.

Baton Haxhiu: Njeriu kur përmbushët si Edi Rama nuk ka kohë për hakmarrje. Mendoj që cikli politik i Edi Ramës e ka një rrugë dhe ajo rrugë gjatë dekadës së tretë do të jetë ajo që i jep njëfarë kuptimi. Ai do të bëjë garën për mandatin e tretë, por ajo që është më e rëndësishme është se gara për mandatin e tretë do të thotë pastrim i Partisë Socialiste

Be the first to comment

Lini një Përgjigje