
Zvicer – Qeveria e Zvicrës do të vë në ankand një koleksion të veturave shumë të shtrenjta të cilat vlejnë më shumë se 13 milionë dollarë.
Ato ishin konfiskuar nga zëvendës presidenti i Guineas Ekuatoriale i cili po përballet me akuza për korrupsion dhe shpërlarje të parasë, transmeton Gazeta Express.
25 vetura super luksoze ishin pronë e Teodoro Nguema Obiang Mangue, djali i presidentit i cili është në pushtet që nga viti 1979.

Një zëdhënës i autoriteteve zvicerane thotë se të gjitha të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

Ankandi do të ndodhë me 29 shtator në Gjenevë
Lini një Përgjigje