Haradinaj në Paris: Do ta nxjerr popullin nga izolimi

Kryeminisrti Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka udhëtuar për në Paris të Francës, me qëllim të përshpejtimit agjendës për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se “Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët”.

Ai premtoi angazhim të mëtutjeshëm për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Sot, udhëtova për vizitë zyrtare në Paris, më të vetmin mision, avancimin dhe shpejtimin e agjendës për liberalizimin e vizave. Si një e drejtë e mohuar për qytetarët tanë, do të angazhohemi fuqimisht që izolimit të Shtetit më të ri në rajon, t’i vije fundi. Populli i Kosovës duhet trajtuar si gjithë popujt tjerë, pa dallime, në lëvizjen e lirë. Kosova ka përmbushur secilin kriter të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe tash është koha e fundit për reflektim dhe vendim të merituar për kosovarët!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje