E lidhur me aktorin, reagon Jonida Maliqi

Kohëve të fundit është kthyer në një nga emrat më të përfolur në shtypin rozë.

Fjala është për Jonida Maliqin, e cila këtë vit prezantoi Shqipërinë në kompeticionin muzikor “Eurovision”, dhe natyrisht se për disa muaj ishte në qendër të vëmendjes.

Por, kjo nuk është e tëra pasi tash e një kohë bukuroshja jonë është duke u komentuar edhe për romancën me aktorin shqiptar, Romeo Veshaj, me të cilin së fundmi u panë në disa momente intime në një pishinë.

Në intervistën e fundit të dhënë për revistën ‘Class’, Maliqi përveç pjesëmarrjes në ‘Eurovision’ ka folur edhe për jetën e saj private.

“Jeta ime personale dua të mbetet e tillë, ndaj mund të shprehem se jam e qetë dhe e lumtur momentalisht”, ka thënë ajo, teksa hodhi poshtë të gjitha spekulimet rreth kësaj lidhjeje.

Vlen të ceket se zeshkania u rendit si e 18-ta në festivalin evropian të muzikës, ndërkohë fituese u shpall Holanda me këngëtarin, Duncan Laurence. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje