Peru në gjysmëfinale të Copa America, mund Uruguain

Peru është gjysmëfinalisti i fundit në Copa Americas. Ata kanë eliminuar në çerekfinale Uruguain pasi që në penallti u treguan të saktë duke fituar me rezultat 4-5

Dështimi nga pika e bardhë e Luis Suarez ka bërë që Uruguai të eliminohet nga Copa America në çerekfinale.

Ndeshja përfundojë e barabartë me rezultat 0-0.

Gjatë ndeshjes më të mirë ishin uruguaianet të cilët kishin edhe disa mundësi të mira për shënim, sidomos rasti i Cavanit në minutën e 23-të te ndeshjes.

Gjatë ndeshjes Uruguai pati katër goditje në portë dhe gjashtë të tjera jashtë portës, kurse Peru nuk pati asnjë goditje në portë por pati tri jashtë portës.

Pas shtesave dy herë nga 15 minuta u ekzekutuan penalltitë. Për Uruguain penalltinë e humbu Suarez ndërkaq shënuan: Cavani, Stuani, Bentancur dhe Torreira.

Peruanët ishin të saktë në pesë penalltitë ku shënuan: Guerrero, Ruidiaz, Yotun, Advincula dhe Flores.

Peru do të luajë kundër Kilit në gjysmëfinale. Çifti tjetër i gjysmëfinalës është Brazil-Argjentinë.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje