PD: Kanë marrë pjesë në votime 15.2% të shqiptarëve

Pas daljes me 3 orë vonesë nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për dhënien e shifrës se sa shqiptarë kanë votuar këtë të dielë, në një reagim live ka dalë sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, i cili ka deklaruar se numri prej 21.6 % është një gënjeshtër e KQZ-së.

Sipas PD-së, numri total i votuesve këtë të dielë është 15.2% i votuesve që e ushtrojnë të drejtën e votës. Bardhi ka paralajmëruar anëtarët e KQZ-së që të ndalen nga krimi elektoral, pasi vendi i tyre do të jetë i njëjtë si me të Ramës, në burg.

Bardhi: Të dashur bashkëqytetarë, refuzimi i Ramës po e con regjimit në manipulime të hapura dhe mbushje të kutisë. Këto janë zgjedhjet e para në Shqipëri, ku pas 3 orësh, shqiptarët nuk e dinin ende sa ishte numri total o votuesve. Kjo e ka një shpjegim, KQZ me urdhër direkt të Ramës ishte përfshirë në një gjest kriminal të manipulimit të votës.

Në total kanë marrë pjesë rreth 552 mijë qytetarë, ose rreth 15.2%. Kam një apel prej sedlin prej tyre, ndaleni krimin elektoral, pasi vendi juaj është i njëjtë me humbësin e madh, Edi Ramën, vendi juaj do të jetë në burg.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje