Kryemadhi: 85% e shqiptarēve të refuzuan, “bye bye” Edi

Kur kanë kaluar rreth një orë e gjysëm nga përfundimi i orarit zyrtar të procesit zgjedhor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetin social dhe është shprehur se 85% e shqiptarëve me të drejtë vote e kanë refuzuar kryeministrin Edi Rama.

“85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.
Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës.

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve 

P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi”-shkruan Kryemadhi./Express

Be the first to comment

Lini një Përgjigje