Gati të nisë numërimi, KQZ: Pjesëmarrja në zgjedhje 21.6 për qind

KQZ deklaroi me ne fund se 21.6% është pjesëmarrja e shqiptarëve në votimet e 30 qershorit.

Shifra është konfirmuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që raportoi se 771 mijë e 863 qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës.

Opozita ka pretenduar përgjatë gjithë ditës për një shifër më të ulët të pjesëmarrjes së qytetarëve, Partia Socialiste e ka konsideruar si konfirmim dhe referendum në favor të mazhorancës.

Tashmë kutitë e votimit janë mbledhur pothuajse të gjitha në qendrat e numërimit, pritet të nisë edhe procesi i fundit për votimet e 30 qershorit.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje