Basha: 30 qershori tregoi se Ramën nuk e votuan as socialistët

Në një lidhje direkte nga selia e PD-së, lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se këtë të dielë në votime, shqiptarët dukshëm e kanë braktisur në masë qeverinë dhe regjimin e kryeministrit Edi Rama.

Basha u shpreh se bojkoti ndaj një palë zgjedhjesh farsë është shenja e qartë se ditët e qeverisë Rama janë të shkurtra. Madje Basha u shpreh se as socialistët nuk kanë dalë në votime.

Sot shqiptarët braktisën në masë masakaradën e Ramës. 85% e votuesve refuzuan votimet moniste të paligjshme. Ramën e bojkotuan dhe socialistët, pasi kanë votuar më pak se në vitin 2017. Ishte një ngjarje që nuk ndodhet askund në Evropë, numëronte vetë, votonte vetë dhe certifikonte vetë.

Por akoma më tragjik është fakti se dhe pse votimet ishin sikur të ishin votime të brendshme në PS, ato u karakterizuan nga manipulime masive, me blerje votash, kërcënime, votime të shumëfishta nga i njëjti person dhe dhunime të tjera.

Në mënyrë të veçantë regjimi ka bërë kërcënime mbi punonjësit publik. Mbi 100 mijë punonjësve i janë bërë kërcënime që të votojnë familjarisht, në të kundërt do të hiqeshin nga puna. Në fakt sot, e gjithë pjesëmarrja është ajo e punonjësve publik në vend, e cila u morr nën terror për t’u votuar. Atyre u jap fjalën se ne do të çlirohemi shumë shpejt nga ky akt, nga ky krim.

Ndërkohë KQZ, kjo vegël e verbër e Ramës, shkeli çdo nen e ligj të vendit. Kjo tregon se regjimi i Ramës kontrollon edhe kur në zgjedhje shkon vetëm,. Sot u provua se me Ramën në krye, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dua t’i falënderoj shqiptarët që e refuzuan masivisht regjimin e Ramës.

Sot ku,boi i qartë mesazhi i shqiptarëve. Ne kemi qëndruan në një kthesë historike të qëndresës dhe qytetarisë. Me refuzimin që i bëtë kësaj farse, ju treguat forcën e një populli të bashkuar në betejë përballë një regjimi i cili doli në betejë për pushtetin e Ramës. Iu jam mirënjohës që iu përgjigjët thirrjes sime për të mos rënë pre e skenarëve të dhunës qeveritare.

Sot është një ditë domethënëse për kombin, dita kur jemi sjellë si evropianë dhe kemi refuzuar Ramën. Dua të falënderoj jo vetëm demokratët, por edhe votuesit tradicionalë socialistë. Vullneti i qartë i shqiptarëve ka qenë braktisja e zgjedhjeve moniste. Detyra jonë mbetet që të garantojmë që ky vullnet do të respektohet.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje