Majlinda Bufi – Invalidëve: ‘Ju heq kempin nëse s’votoni’

Nuk kanë fund bëmat e kryebashkiakes socialiste të Roskovecit, Majlind Bufi.

Në panik për votimet monopartiake të së dielës, Bufi arrin deri aty sa kërcënon qytetarë me aftësi të kufizuara me heqje kempi.

Siç shihet edhe në videon që sjell më poshtë Syri.net, kryebashkiakja e Roskovecit kërcënon djalin e madh të një familje pa baba, por mbi të gjitha me 3 djem me shikim të kufizuar dhe dy vajza me aftësi ndryshe.

Nëse nuk marrin pjesë në votimet e së dielës Bufi i kërcënon hapur me heqje të kempit. /Syri.net

Për më tepër shihni më poshtë denoncimin e djalit të familjes:

Be the first to comment

Lini një Përgjigje