Yuri Kim emërohet nga Trump ambasadore e SHBA në Shqipëri

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Presidenti Trump ka propozuar si për postin e ambasadores në Tiranë një nga anëtaret më me eksperiencë të shërbimit të jashtëm të SHBA.

Yuri Kim është një zyrtare e lartë e shërbimit të jashtëm në SHBA, i cila ka punuar në cështejt kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare nëpër rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n. Ajo ishte Shefja e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit në periudhën 2015-2017. Menjëherë përpara, ajo ishte drejtoreshë e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake, përgjegjëse për politikat e SHBA-së lidhur me vendosjen e forcës së NATO-s, SHBA-së dhe NATO-s, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe çështjeve të tjera të politikës transatlantike të sigurisë.

Ajo ishte Këshilltare Politike në Ankara (2011-2014), ku ajo ishte përgjegjëse për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, NATO dhe rajonal me Turqinë, veçanërisht në lidhje me zhvillimet në Siri, Irak dhe Iran.

Si Këshilltare Politike në Bagdad (2009-2010), ajo u angazhua me udhëheqësit irakianë në spektrin e plotë të çështjeve të brendshme, dypalëshe dhe rajonale. Ajo gjithashtu punoi me zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes për të planifikuar dhe ekzekutuar tranzicionin e detyrave kritike, përgjegjësive dhe buxheteve nga forcat amerikane të Irakut në entitetet civile amerikane dhe irakiane. Para kësaj detyre, ajo ishte Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit Shtetëror për Çështjet e Azisë Lindore dhe Çështjeve Paqësore dhe një anëtar i delegacionit të SHBA-së në bisedimet gjashtë plaëshe që synonin de nuklerarizimin të Koresë së Veriut. Ajo ka shërbyer gjithashtu në Seul, Tokio dhe Pekin, dhe në Sekretariatin Ekzekutiv mbështet sekretarin Colin Poëell.

Yuri Kim mban një B.A. nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhën koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke

Be the first to comment

Lini një Përgjigje