Guardiola: “Një ditë do të kthehem në Barcelonë”

Guardiola më në fund e ka pranuar – pas disa viteve larg Barcelonës, thotë se herët a vonë do të kthehet në shtëpi, por s’ka treguar nëse do ta bëjë këtë për ta drejtuar sërish klubin nga “Camp Nou”.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, më në fund e ka konfirmuar se do të kthehet në Barcelonë herët apo vonë.

48-vjeçari tha se kthimi në Barcelonë s’do të jetë për president.

Guardiola udhëhoqi Barcelonën nga 2008 deri në vitin 2012, para se të pushojë një vit.

Më pas ai iu bashkua Bayern Munichut, para se të kalojë në Angli te Manchester City ku vazhdon të jetë edhe sot.

Guardiola ka kontratë me Manchester City deri më 2021 dhe ka dhënë sinjale se mund ta udhëheqë sërish Barcelonën, duke thënë se herët apo vonë do të kthehet në shtëpi.

Momentalisht, ai se ka ndërmend të largohet nga City, vetëm nëse klubi nuk e do.

“Jam i ri dhe kam ende dëshirë. Shumë lajme dalin dhe prej tyre shumica nuk janë të vërteta (lidhur me largimin nga City për Juventusin). Nëse nuk më përzënë (Manchester City), do të qëndrojë ende”, tha Guardiola në prezantimin e fondacionit Cruyff.

“Do të kthehem në Barcelonë herët apo vonë, por si president harrojeni”.

“Të jeni President, duhet të dini (çfarë po bëni) dhe të jeni i përgatitur; të keni njohuri që unë nuk i kam”.

“Po tentoj të jem trajner i mirë; kjo s’ka qenë edhe keq në dekadën e fundit. Do të kthehem te Barcelona për të jetuar herët apo vonë”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje