Dash Shehi: Meta do dekretojë datë të re për zgjedhjet

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në përfundim të takimit me Presidentin e vendit Ilir Meta, deklaroi se bisedimet me të u fokusuan tek një datë e re zgjedhjesh, pasi nuk mund të jetë 30 qershori.

Shehi tha se nga mbrëmja e sotme Presidenti mund të dalë me një vendim për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh, por deri atëherë do të duhet të presim.

Patëm një diskutim me ftesë të Presidentit për situatën që po rëndohet. Presidenti ka një ide të tillë që zgjedhjet ligjërisht me datë 30 nuk bëhen se kemi një dekret të Presidentit. Besoj se do të bëjë një dekret të ri për një datë të re zgjedhjesh për të ulur tensionin politik gjithmonë para datës së hapjes së negociatave të tetorit.Ky është diskutimi bazë, për këtë po ikim të takojmë dhe aleatët.Nga darka besoj se do të dalë një gjykim i përbashkët. Mendimin tonë unik do ta nxjerrim me PD dhe aleatët e tjerë.”, u shpreh Shehi.

Më herët Meta takoi Bashën, Petrit Vasilin dhe përfaqësuesen e Këshillit të Europës

Be the first to comment

Lini një Përgjigje