Capello: Juventusi po mori De Ligt, sezoni në Serie A mbaron në start

Trajneri legjendar italian, Fabio Capello beson se dominimi tetëvjeçar i Juventusit pa asnjë problem do të vazhdojë edhe nëse Matthijs de Ligt me të vërtetë kalon në Torino.

Holandezi po raportohet se është çështje ditës deri te prezantimi te kampioni italian, i cili do të ishte një ndër transferimet kryesore të italianëve në këtë afat kalimtar të verës.

“Nëse Juventusi sjell De Ligtin atëherë sezoni ka mbaruar para se të fillojë. Ne mund të lëvizim menjëherë në të ardhmen”, thotë Don Fabio.

“Është një nga mbrojtësit më të mirë të planetit. Kjo ju lejon të mbroheni vetëm me dy lojtarë, duke liruar mbrojtësi e krahut, ashtu siç bëri Ajaxi me tri mbrojtësit”, tha më tutje italiani.

Ai më tutje deklaroi se vetëm Interi dhe Napoli këtë vit do të mundohen ta rivalizojnë Zonjën e Vjetër pasi që Roma dhe Milani nuk shihen më si rival të kampionit italian.

Ndryshe, shtatgjati në rast të transferimit te Juve pritet që të ketë pagë vjetore prej 12 milionë eurove.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje