Ja pse gjatë verës ka më shumë aksidente

Ardhja e sezonit të verës sjell edhe një numër më të lartë të aksidenteve rrugore. Të dhënat publike tregojnë që Korriku dhe Gushti janë muajt me numrin më të lartë të aksidenteve.

Sipas Institutit të Statistikave, në vitin 2017, muaji korrik krahasuar me muajin shkurt, i cili rezulton me numrin më të ulët të aksidenteve, ka pasur një rritje me rreth 84%.

Ndërsa gjatë vitit 2018, në sezonin e verës rezulton të ketë pasur më pak aksidente se e njëjta periudhë e vitit paraardhës.
Korriku i 2018-ës, krahasuar me shkurtin e po të njëjtit vit, numëron 59% më shumë aksidente.

Nëse do të krahasojmë dy mujorët me numrat më të ulët dhe më të lartë ta aksidenteve, rezulton se në vitin 2017, periudha Korrik-Gusht, ka një rritje me 75% të aksidenteve, krahasuar me Janar-shkurt.

Rritje me 47% e aksidenteve vihet re edhe në vitin 2018, po të krahasojmë të njëjtat periudha.

Për ekspertin rrugor Artur Sulçe, kjo rritje e numrit të aksidenteve gjatë sezonit të verës e ka një shpjegim.

Eksperti Sulçe, tregoi edhe mënyrat sesi mund të parandalojmë këtë numër të lartë të aksidenteve, që gjatë sezoni veror gjen më tepër hapësirë.

Ndërsa për vitin 2019, Marsi rezulton me numrin më të lartë, duke numëruar 127 aksidente.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje