Mbrojtësi Mihaj i Kombëtares do të luaj për PAOK-un

Mbrojtësi shqiptar Enea Mihaj edhe zyrtarisht i është bashkuar PAOK-ut të martën.

Enea Mihaj duke filluar që nga sezoni i ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e PAOK-ut të Selanikut. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka firmosur për 4 vitet e ardhshme me kampionët e Greqisë dhe zyrtarizimi i transferimit të tij te PAOK-u ka ardhur një stil vërtet unik, me një video të publikuar nga kanali zyrtar i klubit selanikas.

21-vjeçari i cili ishte një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të fundit me Panetolikos do të mbajë veshur fanellën me numër 6 te PAOK-u ndërsa blerja e tij u ka kushtuar bardhezinjëve rreth 1,2 milionë euro.

Mihaj kërkohet edhe nga Olympiacos e Benfica por ai zgjodhi PAOK-un pasi ka një skuadër me eksperte dhe mund të mësojë shumë nga emra si Crespo e Varela, lojtarët me më shumë peshë në prapavijën e skuadrës selanikase.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje