Levan – Tepelenë/ Makina del nga rruga, tre të plagosur

Mallakastër – Aksident me pasoje plagosjen e tre shtetasve ka ndodhur mengjesin e sotem ne aksin e autostrades Levan – Tepelene ne vendin e quajtur kryqezimi i Corushit


Sot në datën 25.06.2019, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit” shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje