Basha: Nuk ka zgjedhje në 30 qershor. Rama: Vetvrasje politike

HERMES, agjensi udhëtimi

Pas takimit me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses Ones, kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se nuk komenton asnjëherë takimet nuk i komenton, por foli për procesin zgjedhor më 30 qershor.

Basha u shpreh se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, kjo edhe sepse me dekret të Presidentit nuk ka një proces legjitim.

“Nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Koreja e Veriut. Proces zgjedhor pa opozitën, nuk ka dhe nuk do të ketë. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen.

Kemi dekretin e Presidentit që thotë se 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Këto janë aktivietet të paligjshme.

PD dhe opozita do jenë në mbrojtje të demokracisë. Më 30 qershor nis fundi i regjimit kriminal të Edi Ramës.

Rama do krijojë një proces fals, ndërsa aleanca e qytetarëve është në këmbë për të mbrojtur demokracinë”, tha Basha.

Pas deklaratave të Presidentit Meta në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, reagoi edhe kryeministrit Rama.

Rama tha se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të mos zhvillohen më 30 qershor, pasi sipas tij, kush do të zgjidhet, duhet të paraqitet në zgjedhje.

“Vendimi i opozitës për të mos u futur në zgjedhje është një vetëvrasje politike spektakolare.

Gjëja më e rëndësishme për ne është që procesi të jetë sa më korrekt. Mungesa e kundërshtarëve e bën të komplikuar fushatën nga një anë tjetër, sepse një pjesë thonë s’ka kundërshtarë, s’ja vlen, do ikim në plazh, një pjesë tjetër thonë s’jam duke shkuar se vota ime është e fshehtë.

Por do duhet vëmendje e madhe për të pasur proces të rregullt. Secili mund të zgjidhet, nëse dëshiron të paraqitet, pastaj secili në mendjen e vet do me u zgjedh apo jo. Është një vetëvrasje politike spektakolare, por nuk kemi çfarë të bëjmë ne. Nuk ka shans të ndodhë kjo që thonë ata “unë nuk jam gati për ndeshje, ti s’do hysh në stadium.

Ne shikojmë një rënie të kuponëve në këtë fazë. Kjo ka lidhje, sepse është klima e krijuar që me kurajo bjeri murit me kokë, shkel ligjin, etj. dhe kjo përhapet se çfarë mësimi u jep tjerëve. Një mision i politikës është të kesh edhe forcën e shembullit, po çfarë shembulli japin ata”, tha Rama.

Hits: 500

Be the first to comment

Lini një Përgjigje