Mbytet 22 vjeçari shqiptar në Messenia të Greqisë

Greqi – Një shqiptar është mbytur në liqen mbrëmjen e djeshme në në Messenia të Greqisë.

Mësohet se 22-vjeçari shqiptar, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije, kishte shkuar për të notuar në liqen së bashku me shokun e tij.

Mediat greke raportojnë se vetëm pak sekonda pasi hynë në liqen, shoku I tij nuk e kishte parë më dhe pasi nuk kishte mundur ta gjente kishte kërkuar ndihmë.

Autoritetet e shtetit fqinj ishin vënë menjëherë në kërkim të të riut dhe fatkeqësisht e gjetën të pajetë brenda liqenit.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shqiptari është mbytur megjithatë mjekët janë duke kryer ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e plota.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje