ZGJEDHJE LOKALE ME TEMPERATURË TË LARTË QËNDRORE!

Nga VLADIMIR MUÇAJ – Sic tashme dihet keto zgjedhje per pushtetin vendor si kurre me pare shenojne nje atmosfere te larte “pelplasje”politike! “Temperatura” politike per keto vendore ka prekur si asnjehere tjeter politiken e Tiranes!

Pa rene ne perseritje cka une kam shkruar keto dite te “nxehta” politike kete radhe nje dicka tjeter shkurtazi deshiroj te ceke! Ky acarim politik i tejskajshem per zgjedhjen e administratoreve te qeverisjes vendore trehon me se miri se sa e minuar dhe e politizuar eshte shtrati i politikberjes ne vend! Pas rreth tre dekadash zgjedjet per vendoret tjeter ngjyre konkuruese duhet te kishin. Keto nuk jane zgjedhje per legjislativin! Keto jane zgjedhje per te votuar disa gra ose burra te zot qofshin te cilet pertej ngjyrave te perfaqesimit politik te dine te bejne pune te mira zhvillimore per komunitetet dhe teritorin qe mbulojne! Pra jemi kthyer shume e shume pas ne kohe! Madje duhet thene se keto krahasuar me te gjithe periudhen plurale te vendit jane me te cuditshmet me problematiket! Perkeqesimi i situates zgjedhore perkeqesohet dhe nga mos pjesmarrja e opozites me te madhe ! Opozita doli nga sistemi duke shenuar aktin me te rende ne te gjithe historine e saj politike! Dalja e opozites jashte sistemit konkurues dhe ajo cka parashtrova me lart i bejne keto zgjedhje pa grime konkuruese per te mos thene “te shplara dhe bajate”! Nese opozita ne institucione tashme do te ishte me te lehte do ta kishte “luften” politike me maxhorancen! Data e zgjedhjeve po vjen ! Ne llogoret e politikes “bajonetat”jane shtrire! Dhe per ta mbyllur refleksionin tim do te thoja: Me apo pa probleme zgjedhjet do te kryhen duke shenuar nje regres te dukshem rreth standarteve! Nese opozita e “armatosur” do prodhoj dhune atehere kjo sjellje do te jete azgjesuese ne kufij te pa riparueshem!

Be the first to comment

Lini një Përgjigje