“Po përdhos vendin e shenjtë” Majlinda Bufi: S’bëra fushatë elektorale!

Mitropolia e Shenjtë e Apollonisë dhe Fierit reagoi ashpër këtë të dielë mbi një intervistë që kandidatja e PS për bashkinë e Roskovecit kreu ditën e djeshme në ambientet e Kishës së Shën Kollit, duke e cilësuar si një sakrilegj që përdhos vendet e shenjta duke i përdorur për politikë.

Por sipas kandidates së PS-së Majlinda Bufi, ajo ka dhënë thjesht një intervistë dhe nuk ka bërë fushatë politike.

“Kisha e Shën Kollit është objekt i Ministrisë së Kulturës. Nuk bëra fushatë politike, por thjeshtë dhashë një intervistë. Nëse në këtë kishë do të ushtrohej aktivitet fetar jam dakord, por ai është thjeshtë një objekt monument kulture” tha ajo.  Kisha ka qene mes ferrave dhe ne si bashki e nxorem ne drite

Video u transmetua edhe në ERTV nga Rama, ndërsa Majlinda Bufi flet për punën e saj në bashki si dhe objektivat që ka për  vjeçarin e ardhshëm.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje