Mungesë interneti dhe radhë në zyrën e kartave të identitetit apo…

Fier – Prej ditës së djeshme në zyrën e re të aplikimit e marrjes së pasaportave dhe kartave të identitetit tek stacioni i trenit ka radhë.

Denoncimi ka mbrritur në redaksinë e ALB365 nga qytetarë të ndryshëm të cilët pohojnë se punonjësit e kësaj zyre u kanë thënë që ka mungesë të theksuar të internetit, shumë i ngadaltë apo ikën e vjen sinjali.

Qytetarët pohojnë dhe faktin se ka pasur raste që u kërkohen dhe para nën dorë për të marr ose për të kryer aplikimin jashtë radhe, pra për të mbaruar punë shpejt.

Denoncimi shkon më tej kur pohojnë se është bërë investim por tani është shumë vapë, ka mosha të thyera, ka fëmijë, të sëmurë dhe disa ventilatorë do freskonin ambientin, do i ndihmonte sikundër edhe banjo publike duhet të ket pasi qytetarët e moshave të ndryshme kanë edhe nevoja personale për të kryer

Aplikuesit mëngjesin e sotëm kanë shkuar shumë para orës zyrtare të punës, ndërkohë që kërkojnë edhe ndihmën e ALB365 për të zgjidhur problemin

Bashkia Fier ndërmjetësoi dhe hapi pikë të re për ti ardhur në ndihmë qytetarëve që të mos mbajnë radhë , për ndihmsë të emigrantëve apo edhe për votimet, kjo për shkak edhe të skadencës së një numuri të madh ta kartave të identitetit apo pasaportave

Be the first to comment

Lini një Përgjigje