Puntori i thjeshtë i Rinasit sajoi vjedhjen spektkolare të miliona eurove

Zbardhen detaje të reja në lidhje me super-garbitjen në Rinas, ku u vodhën 6 milion euro pasditen e 9 Prillit. I arrestuari i 7 për grabitjen Hasan Kanaçi është kapur nga kamerat e sigurisë teksa ishte në pistë pranë avionit Tiranë – Vienë ku do të ngarkoheshin bagazhet e udhëtarëve  së bashku më paratë.

Punonjësi i kargos ditën e grabitjes ka ndryshuar radhën e ngarkesave të valixheve. 48 -vjeçari dyshohet se ka qenë, ai që ka informuar  grabitësit, për të gjitha veprimet që duhet të kryenin. Sipas procedurës, paratë duhej të futeshin në fund dhe të mbyllej menjëherë dera e avionit.

Nga pamjet e grabitjes  së 9 Prillit është parë se në momentin kur futen thasët me para, dera nga krahu tjetër rri e hapur. Referuar rregullave të aeroportit vlerat monetare vendoset  në fund, pas sistemimit të bagazheve dhe duhen 1-2 minuta që dera të mbyllet. Por ditën e grabitjes, ka ndodhur e kundërta, pasi pamjet tregojnë se në fillim janë ngarkua disa nga valixhet e udhëtarëve , më pas thasët me para. Në këtë moment dera e barkut të avionit është e hapur dhe nuk mbyllet, pasi pret një tjetër ngarkesë me valixhet e udhëtarëve.

Ky moment u shfrytëzua nga grabitësit, të cilët u futën në pistë me një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” dhe realizuan grabitjen spektakolare. Organi i akuzës ka nisur dhe verifikim pasuror për të Hasan Kanaçin, pasi në ditën e arrestimit atij ju gjetën në banesën e tij mbi 100 mijë euro. Të arrestuar për grabitje e parave  janë Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Bengasi, Oltion Veseli, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini. Ndërsa në  kërkim zyrtarisht për grabitjen janë dy vëllezërit Eldi dhe Klement Çala si  edhe Talo Çela. Ndërsa Admir Murataj që dyshohet të jetë dhe truri i grabitjes, mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë./abcnews

Be the first to comment

Lini një Përgjigje