Kryebashkiakia e Roskovecit u kërkonë kartat e identitetit punonjësve për votim

Roskovec – Pavarësisht përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, ku tregohet se si janë vjedhur zgjedhjet e mëparshme nga PS, kryebashkiakja socialiste e Roskovecit duket se nuk i bëjnë përshtypje, ndaj dhe vazhdon të kërcënojë punonjësit e saj me kartat e identitetit.

‘Do ua marr shpirtin po nuk votuat’/ Kryebashkiakja e Roskovecit presion punonjësve për të dorëzuar kartat e identitetit

Në një denoncim të mbërritur në ALB365 një punonjës e bashkisë së Roskovecit tregon presionet që po iu bëhen nga kryebashkiakja, e cila u kërkon kartat e identitetit, bashkë me ato të familjarëve.

“Pershendetje. Me fal qe po ju shkruaj por jam ne hall. Jam nje nene me 100 halle. Punoj ne bashkine e Roskovecit. Po jetoj dite te veshtira si une dhe te gjithe punonjesit. Majlinda po na ben presion me buken e gojes. Po na merr kartat e identitetit. Me jepni kartat thote. Me kerkon karten time dhe te gjithe familjes time. Majlinda na thote do votoni familjarisht ose do zhdukeni nga puna. Bertet neper zyra dhe thote do ua marr shpirtin po nuk votuat. Une jetoj me nje rroge 200 mije lek. Kam femijet ne shkolle. Jemi ne pik te hallin. Tani qe po te shkruaj keto rreshta, te betohem per Zotin e math jam duke qare. Nuk e ha dot ate lek te Majlindes po skam ku te shkoj jam ne hall per kalajamajt qe kam ne shkoll ne Tirane. Te lutem publikoje se jam ne tension dhe stres te vazhdushem”.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje