Braçe: Nëse përgjimet e Bild janë të vërteta, të mbajnë përgjegjësi

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Erion Braçe është shprehur se PD ka vjedhur vota me pistoletë. Sipas tij  nëse përgjimet e “Bild” janë të vërteta të mbajnë përgjegjësi ata që janë të përfshirë.

“Përgjimet i kam dëgjuar edhe unë. Këto janë përgjime partiake që ata me  pistoletë në dorë kanë kërcënuar njerëz. Kanë goditur edhe makinën e policisë së shtetit. Mbi të gjitha është prokuroria që duhet të vërtetojë vërtëtsinë e tij. Unë nuk jam akoma socialist i vjetër. Ndreu nuk thotë që secili mësues në qarkun e Dibrës  nëse nuk votojnë në PS do te fluturojnë nga puna. Ai ka folur me një drejtues të PS-së. Sipas ligjit drejtuesit e shkollave nuk janë të ndaluar të merren me aktivitetin politik. Përgjime për çfarë? Kush ka folur për përgjime? Në asnjë prej përgjimeve të publikuara, në gojën e Vangjush Dakos, nuk flitet në asnjë germë për ofrim të parave.  Në rast se identifikohen raste të tilla të blerjes së votave, duhet të mbajë përgjegjësi. Ata kanë blerë vota, kanë kërcënuar me armë”, u shpreh Braçe.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje