Mustafaj: Ministri Cakaj i ka hequr pasaportën diplomatike Lulzim Bashës!

Ish Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka deklaruar se para disa ditësh Ministria e Jashtme e drejtuar nga Gent Cakaj i ka hequr pasaportat diplomatike një sërë politikanëve, përfshi këtu edhe liderit të opozitës Lulzim Basha.

Mustafaj u shpreh se një akt i tillë është mjaft i ulët dhenjë sjellje bizantine. Sipas Mustafajt në asnjë vend të botës nuk mund t’i hiqet pasaporta diplomatike liderit të opozitës.

“Para 3 ditësh iu hoq pasaporta diplomatike Bashës. Heqja e pasaportës diplomatike të Bashës është hakmarrje e ulët bizantine”-theksoi ai.

Në lidhje me përplasjet mes policisë dhe militantëve të opozitës dy ditët e fundit, ish- Ministri i Jashtëm deklaroi se ka frikë se situata mund të përshkallëzohet.

“Kjo nuk ka filluar sot, por kjo ka disa ditë që vjen në ngjitje. Ka pasur problematika sot në disa qytete. Unë kam frikë se këto janë paralajmërime se mund të këtë përplasje para dhe pas datës së 30 qershorit. OSBE  nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë e dekretit të presidenti të republikës”-tha ai.

Analisti foli edhe për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi se kush përfshihet në krim elektoral nuk lejohet të dalë nga vendi. Sipas Mustafajt, kjo deklaratë e shefit të qeverisë  është tërësisht e paligjshme.

“Kjo  deklaratë është e paligjshme . Dalja jashtë shtetit lidhet me rrezikshmërinë qe mund të kesh ti. Gjykata është ajo që merr vendimin. Lëvizja e lirë është e drejtë universale. Është një shantazh. Nuk ka asnjë mundësi që të realizohet kjo.  E çon në Gjykatën e Strasburgut dhe ajo e shpartallon një vendim të tillë.  Unë po të isha,  e kisha lënë të fitonte në 61 bashki, por çfarë do të thoshte me 1 korrik. Kjo do të këtë kosto për të dyja palët”- tha ai.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje