Meta injoron ambasadorin lokal dhe i shkruan qendrës

VOTONI SONDAZHIN

A DO TA FITOJË EDI RAMA MANDATIN E TRETË QEVERISËS?

Loading ... Loading ...

HERMES, agjensi udhëtimi

Presidenti Meta e ka injoruar zyrën lokale të OSBE që njihet për qëndrimet e saj se “blerja e votave nuk cënon rezultatin” duke iu drejtuar me një letër krerëve të këtij institucioni, ndërsa selia e Broshardit i është përgjigjur menjëherë me një thirrje që i shkon në favor kryeministrit.

Në letrën e tij kreu i shtetit, i drejtohej  kryetarit te Radhës i OSBE-së Miroslav Lajčák, kryesueses së ODHIR-së për Institucionet Demokratike, Ingibjörg Sólrún Gísladóttir duke i informuar se dekreti i tij i botuar në fletoren zyrtare e kishte shfuqizuar si datë zgjedhjesh 30 qershorin.

“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor

Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet prëfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm” thoshte ai.

Por menjëherë pas këtij mesazhi dërguar autoriteteve më të larta të organizatës që vëzhdon zgjedhjet në Shqipëri, zyra e injoruar e Borchardit (lart karikature nga Bujar Kapexhiu) është sjellë sikur ky dekret nuk ekziston dhe ka folur për një proces normal zgjedhor. “Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri. Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës” thuhet në deklaratën e OSBE lokale e cila kështu nuk e mer parasysh dekretin presidencial i cili ende nuk është hedhur poshtë nga asnjë gjykatë siç pritet të ndodhë në ditët e ardhshme.

Be the first to comment

Lini një Përgjigje