Stresi, pas lirimit nga burgu do sjelli diçka të re

Reperi shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, të premten është liruar nga burgu. Ai u arrestua nga policia më 17 tetor të vitit të kaluar, pasi po qarkullonte me armë pa leje.

Pikërisht atë ditë, reperi festoi ditëlindjen e tij të 31-të dhe me këtë rast, siç është shprehur ai, ka marrë një prej dhuratave më të mira në jetën e tij, pra lirinë.

33-vjeçari është rikthyer me postime në rrjetet sociale, edhe pse publikonte të tilla edhe gjatë kohës sa ishte në burg.

“Të du mom” është një prej realizimeve të fundit të Stresit, me të cilin u prezantua në “Kënga Magjike 2018” dhe natyrisht se fansat mezi po presin rikthimin e tij.

Kështu, me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, ai u ka treguar fansave se po vjen me diçka të re.

“Këtu e lashë, më mirë të mos e dini vazhdimin, së shpejti”, ka shkruar Stresi.

Ndryshe, vendimi për lirimin e reperit u mor në një seancë të mbyllur gjyqësore, të mbajtur në gjykatën e Tiranës. 

Be the first to comment

Lini një Përgjigje